|
Florentino Perez zhgenjen Mourinhon |
|
|
|
Wednesday, 01 September 2010 |
Florentino Perez zhgenjen Mourinhon
Jose Mourinho eshte I detyruar te ngreje flamurin e bardhe. Kjo ndodhi dje me mbylljen e merkatos se veres, kur ra gongu nderkombetar. Tekniku portugez mbeti duar-zbrazuar lidhur me perforcimin ne linjen e sulmit. E perditshmja sportive El Mundo Deportivo ben te ditur se deri ne minuten e fundit “special one” kerkoi te bind presidentin Florentino Perez per te marre nga zi-kalterit, Samuel Eton, pasi Karim Benzema nuk eshte aspak bindes ose te tentonte per Didier Dragoban. Po sipas El Mundo Deportivos, Mourinho tentoi deri ne deshperim per te sjellur ne Bernabeu nje “numer 9” te vertete, por pa arritur te kete sukses. Nderkohe te Real Madrid tashme kane perfunduar operacionet e largimit: Raul Gonzales te Shalke 04, po ky destinacion dhe per Metzelder, Drethne te Herkules Alokante, Guti te Beshiktash dhe Van der Vart te Totenhem. Per Mourinhon pas testit te pare nuk kane mjaftuar te ardhurit e rinj: Karvaldo (Celesi) apo mesfushoret, Kanales, Pedro leon, Di Maria, Khedira dhe Ozil. Megjithate Florentino Perez nuk deshiroi te degjoje asnje argument te teknikut portugez. Mourinho nuk duket I kenaqur me sulmin e perbere tashme perfundimisht nga Higuain (29 gola sezonin e kaluar) dhe Benzema (9 gola). Ne pritje te rikthimit nga demtimi I Kristiano Ronaldos, Mourinho duhet ti besoje perseri Benzemas, qe po kalon nje moment te veshtire dhe jashte fushe (skandali seksual). Florentino Perez vendosi dhe Mourinhos I duhet te ngreje flamurin e bardhe dhe te punoje me dyshen Higuain-Benzema.
|
|
|
|