Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit” Printoni E-mail
Friday, 03 September 2010
Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”

    Me koken lart, Delneri analizon merkaton e Juventusit dhe objektivat qe ka skuadra e tij per sezonin e ri. Ish-tekniku I Sampdorias, vlereson te gjitha operacionet e zhvilluara nga Andrea Anjeli dhe Marota, duke nenvizuar se ka nje skuader, ne lartesine e duhur per ato qe duhet te arrije. “Shoqeria beri ate qe duhet te bente. Mund te them se kemi nje skuader te re dhe te perforcuar ne cdo repart, pohoi ne nje interviste dhene Gazzetta dello Sport, tekniku I Juventusit. Jo-ja e Di Natales, Borriellos dhe Kaladzes? Askush nuk e refuzoi Juventusin. Di Natale refuzoi dhe Napolin per zgjidhjen e jetes qe beri dhe vendosi te qendroje te Udineze, Borriello preferoi Romen per motive kontraktuale, ndersa per Kaladzen, diskutimi ndryshon. Te gjithe te tjeret erdhen duke treguar se kane dashuri per bluzen bardhe e kuq. Keqardhja? Mendova se te Juventus do te vinte Kolarov, por nuk ishte e mundur”. Kritika me e madhe qe behet per merkaton e Juventusit, eshte se nuk arriti qofte dhe nje futbollist I klasit te larte. Pergjigja e Delnerit nuk vonoi: “Cili beson se nje kampion I madh I zgjidh te gjitha problemet? Per kualitetin qe kane futbollistet e Juventusit, mjafton te shikoni skuadren e Italise”. E pashmangshme u be pergjigja per kritiken e bere nga Gjermania, nga mesfushori brazilian Diego. “Diego eshte nje futbollist shume I mire dhe I uroj suksese ne Gjermani. Por me Kualiarelen ne kemi nje futbollist qe eshte me shume present ne zonen e skuadres kundershtare. Pastaj Diego jone e ka emrin Del Piero. Doni ishte 35 vjec dhe te Atalanta luajti 30 ndeshje duke shenuar 12 gola”. Per Delnerin objektivi I sezonit eshte Juventus ne ligen e kampioneve, por pa harruar dhe euro ligen: “Mjafton te shikosh se ne euro lige marrin pjese dhe skuadra te tilla si Liverpul e Mancester Siti, qe te mos e shikosh kete kompeticion, si nje kupe te vogel. Ndaj Juventus do te synoje trofene dhe ne euro lige”.
 

Dajti Ekspres

Albanian Hotel Guide