Kampionati Amerikan i Basketbollit 2006- 2007 Printoni E-mail
Sunday, 21 May 2006

Ekskluzive

Çfarë është ?

nba-logo NBA është maksimumi i basketbollit dhe spektaklit botëror. Kampionati amerikan i basketbollit ka kohë që është shndërruar në “Hollywood 2”, jo vetëm për shpenzimet marramendëse të lojtarëve dhe spektaklit që dhurohet në fushë, por edhe sepse është sporti më i ndjekur në USA. Ky sport ka kohë që është bërë i dashur edhe për evropianët, e aq më shumë për shqiptarët, të cilët dashurohen shumë shpejt me sportin. Pavarësisht se ndeshjet luhen orët e vona të natës, ato janë ndjekur nga një numër i konsiderueshëm shikuesish (kjo në bazë të sondazheve të bëra gjatë Play-off).

Kjo eshte hera e parë që NBA, do të vijë në Shqipëri në mënyrë ekskluzive. Telesport ka të gjitha mundësitë (njerëzore & teknike) për të kryer një transmetim perfekt për shqiptarët. Ky kampionat sjellë diçka serioze për shqiptarët, të cilët deri tani janë shpërndarë për të ndjekur ndeshje të veçanta, si të sezonit të rregullt ashtu edhe të Play- off. Ndeshjet e këtij kampionati, por edhe episodet e “NBA action” do të afrojnë “Tokën e premtuar”, në shtëpitë e shqiptarëve.

54 ndeshjet e sezonit të rregullt, 36 episodet e NBA action, dhe mbi të gjitha ndeshja e madhe e “All star game” janë një shfaqje e garantuar spektakli. Në NBA, luajnë basketbollistët më të mirë të botës, aq sa ndonjëherë ai konsiderohet si kampionati botëror.

Në Telesport do të jenë të pranishme skuadrat më të mira të viteve të fundit : Lakers, San Antonio, Nju Xhersi, Boston etj,etj. Lojtarë të tillë si O’Nill, Bryant, Kid, Iverson, do të jenë edhe një herë në krye të skuadrave të tyre në një sezon i cili garanton përplasje gjigandësh.
 

Dajti Ekspres

Albanian Hotel Guide