Rreth Nesh Printoni E-mail

Telesport është Televizioni i vetëm sportiv në Shqipëri

M I S I O N I

  1. Të jetë pasqyra më e madhe e promovimit dhe zhvillimit të aktiviteteve sportive të vendit, por pa haruar edhe eventet ndërkombëtare.
  2. Të jetë mbështetës dhe partner i veprimtarive të ndryshme sportive dhe elementëve të veçantë, që përfaqsojnë denjësisht ngjyrat e kombit.
  3. Të jetë organizator i veprimtarive të mëdha me karakter sportiv e argëtues.
  4. Përmes programit të tij, të jetë ekrani i emocioneve të mëdha dhe të bukura të jetës; të bëj jehonë për mënyrën e shëndetshme të të jetuarit, duke qënë edhe një promovues i mospirjes së duhanit, largimit të rinisë dhe shoqërisë në përgjithësi, nga dukuritë negative të jetës dhe afrimin e saj me sportin.

H I S T O R I K U

Telesport ka nisur transmetimin në gusht të vitit 2001. Fillimi i Televizionit sportiv ishte i vështirë, për vetë faktin se po operohej në një fushë të “pa shkelur” më parë, ishte nje television I tematik dhe I vecante, megjithatë transmetimet sportive dhe fleshet informative filluan të tërheqin para ekranit dashamirësit e parë të sportit. Hap pas hapi fillojnë edicionet e rregullt informativë, por edhe emisionet e para të një televizioni që po lindte.
Edhe viti 2002 shënon një tjetër hap gjigand të Telesport në tregun mediatik. Ekrani sportiv kthehet në një ekran popullor. Lokalet, ekranet e mëdhenj publikë shumicën e kohës siglohen më logon Telesport. Publiku, ndoshta i lodhur nga monotonia televizive që kishte pushtuar tregun, gjeti çlodhjen dhe argëtimin në Telesport
.Nisin transmetimet e përjavshme duke treguar se edhe një Televizion Sportiv mund të prodhojë emisione argëtues, informativë, zbavitës të cilët konkurojnë në treg edhe pse lidhen me tematikën - SPORT. Telesport promovon dhe bën të njohur sportin shqiptar. Kështu ekrani sportiv ka hedhur bazat për të qënë një prej televizioneve më të dashur për shikuesit, ka investuar në mënyrë të tillë që të jetë një faktor i rëndësishëm, të ketë vendin e tij të veçantë në tregun mediatik.
Ofron sherbimin e internetit ne faqen www.tele-sport.tv nga ku mund te gjeni informacionin ne lidhje me sportin dhe eventet e ndryshme sportive, si kombetare ashtu edhe nderkombetare.

S H T R I R J A D H E A U D I E N C A

Telesport shtrihet në gati 70 % të territorit të Shqipërisë. Auditori i Telesport i përfshin të gjitha moshat dhe ky auditor ka ardhur në rritje sidomos vitet e fundit ku transmetime të rangut nderkombetar dhe kombetar kane pushtuar ekranin e tij duke kapur shifrat prej 80%.

P O Z I C I O N I M I N Ë T R E G U N E M E D I A V E

I pozicionuar si një Televizion sportiv, Telesport ka arritur të ketë një profil spikatës në tregun e media elektronike shqiptare. Telesport ka marrëdhënje me disa kompani të njohura botërore. Fakti që në ekranin e Telesport, gjejnë vend transmetimet të ngjarjeve dhe veprimtarive të tilla të rëndësishme, si NBA, Moto GB, kampionati holandez, kupa Libertadores por dhe shumë të tjera, dikton nevojë e bashkëpunimit me kompani të njohura ndërkombëtare si NBA Entertainment, Sport Five, Sports Brand, Infrosport, Olympic Sports, etj.

Të qënurit pjesë në këtë grup të gjerë bashkëpunimi, Telesport ka mundësinë për të plotësuar atë kërkesë të nevojshme që ka auditori i gjerë për të njohur jetën sportive brenda dhe jashtë vendit

 

Dajti Ekspres

Albanian Hotel Guide