Newsflash
Veçojmë nga lajmet e fundit
 
1)

Tentativa e fundit per Ronaldinhon: neser emisare te Milanit do te jene ne Barcelone per mesfushorin brazilian, qe ne fund ta javes fiton statusin e komunitarit. Oferta per presidenti Laporta eshte nje “termet” mediatik, 85 milion euro. Me Ronaldinhon eshte rene dakort per pagen maksimale dhe bonuse te panumerta

2)


Eshte komplikuar transferimi i Ivan Helgueres per te Valencia. Tym i zi ne fund te takimit te djeshem midis drejtuesve te Realit te Madridit dhe agjentit te Helgueres. Kampioni i Spanjes, reziston per ta lejuar realizimin e ketij operacioni, pasi nuk deshiron qe nje rival ne ligen e pare, te perforcohet

3)


Mourinho blindon “nxenesin” e tij, Drogba. “Didier eshte nje nga futbollistet me te rendesishem te skuadres dhe i tille do te jete dhe ne sezonin e ri”, pohoi tekniku portugez. Sulmuesi nga Bregu i Fildishte, qe realizoi sezonin e kaluar 33 gola ne te gjitha kompeticionet ka shqetesuar drejtuesit e Celesit, me deklaraten e fundit se “perpara nje oferte te mire, ai une dhe mund te largohem”

4)

Presidenti i federates italiane te futbollit, Abete ka percaktuar kohen limit per Totin dhe Nesten lidhur me te ardhmen e tyre ne skuadren kombetare. “Deri ne fund te muajit korrik, Toti dhe Nesta duhet te bejne te qarte pozicionin e tyre lidhur me te ardhmen ne skuadren kombetare”, pohoi Abete

5)


Pak kohe me pare nuk e deshironte asnje, tani kerkesat jane rritur shume. Kuotat per brazilianin Julio Batista u rriten shume pas perfundimit te kupes se Amerikes. “Batista eshte shume i rendesishem per kete Real Madrid, ai do te jete nje element percaktues per sezonin e ri”, theksoi sekretari teknik i skuadres madrilene, Portugal

6)


Mbrojtesi rumun Chivu deshiron qe te kaloje te Inter dhe per kete eshte gati te pranoje nje ulje te pages vjetore nmga 5 ne 4 milion euro, per ti dhene mundesi kampionit te Italise te paguaje shifren prej 15 milion euro qe kerkon Roma per kartelen e tij

7)


Sipas te perditshmes spanjole “As”, Real Madrid do te afroje Fabio Kanavaron plus dhe te holla ne kesh per Juventus, ne shkembim te mbrojtesit argjentinas Gabriel Milito, qe luan me Real Saragozen. Milito ne fokusin e Juventusit, mund te jete prane kalimit ne Torino, nderkohe Kanavaro ka ripohuar se “nuk mendon te largohet nga Real Madrid”

8)

Didier Drogba ka tronditur Celesin kur ka pohuar se mund te largohet nga Londra ne rast se i afrohet nje oferte e rendesishme. “Me pelqen qe te qendroje ne Angli, te rris nivelin tim dhe te fitoje te tjera trofe, pohoi Drogba. Por ne rast te nje oferte te rendesishme mund te ndryshoje ide. Kam dhene gjithnje 100 per qind per Celesin, por nese nuk meritoj vemendjen e duhur dhe mund te largohem”


9)

Pervec Kakas, Real Madrid pohon dhe interesin e madh per sulmuesin suedez, Ibraimovich. Padroni I skuadres galaktike, Kalderon ka percaktuar nje buxhet per 80 milion euro per “djalin e arte”, nderkohe qe bend he nje tjeter sforcim ekonomik per sulmuesin e Interit

10)

Nuk fillon mire aventura gjermane per sulmuesin italian Toni, qe ka kaluar te Bajern Munih. Gjate nje ndeshjeje miqesore, Toni demtohet dhe mendohet te jete larg futbollit per 10 dite. Mundesia me e madhe eshte qe ai te kaperceje sfiden me Verder Bremen per kupen e liges ne Gjermani


11)


Ka fituar Shuster, ka humbur Kapelo. Sipas te perditshmes spanjole As, gjermani Shuster, aktualisht ne drejtimin e Getafes do te jete ne drejtimin e Realit te Madridit, per sezonin e ardhshem 2007-2008. Vendimi zyrtar pritet te merret te henen e ardhshme, pas finales se kupes se Spanjes, Sevilje-Getafe

12)


Mbrojtesi i Interit, Materazi ka nje ide te fiksuar: “Me mungon trofeja ne ligen e kampioneve”. Ne prag te fillimit te sezonit objektivi per Interin mbetet nje: te fitoje trofe, por tani nga ajo ne serine A, ne ligen e kampioneve. “Nese e arrije kete gje do te barazohem me ‘djalin tim’ Gatuzo”, theksoi Materazi









 


 


Dajti Ekspres

Albanian Hotel Guide