Lajme nga Vendi
Kombëtarja në Azerbajxhan, fillon përgatitja Printoni E-mail
Monday, 17 November 2008
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka filluar në Azerbajxhan grumbullimin në prag të takimit miqësor që do të luhet të mërkurën. Një pjesë e mirë e kuqezinjve ka mbërritur në Baku që ditën e dielë ndërkohë që  grupi plotësohet sot kur është programuar dhe seanca e parë stërvitore. Ndeshja me Azerbajxhanin është konsideruar nga traineri Arie Haan mjaft e rëndësishme për të testuar strategjinë për ndeshjen e ardhshme zyrtare të eleminatoreve me Maltën në 11 shkurt të vitit të ardhshëm. Statistikat favorizojnë shqipërinë që I ka fituar të tre takimet e mëparshme kundër Azerbajxhanit, dy në Tiranë dhe një në La Valeta të Maltës, megjithatë interesant është fakti se në këtë grumbullim do të mungojnë sulmuesit Bogdani, Kapllani dhe Salihi duke I dhënë mundësinë për të treguar vlerat sulmuesit të vetëm të mirëfilltë, Xhevahir Sukaj që është për herë të parë pjesë e kombëtares A.
Lexoni përmbajtjen...
 
KOKSH: Nëse vazhdon presioni nuk njohim zgjedhjet Printoni E-mail
Monday, 17 November 2008
Anëtarët e Komitetit ekzekutiv, organit më të lartë vendimarrës të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, janë mbledhur në një takim për të analizuar zhvillimet më të fundit në lidhje me urdhërin e Ministrisë së Turizmit , Kulturës, Rinisë dhe Sportit drejtuar Federatave për zhvillimin e zgjedhjeve brënda muajit dhjetor dhe krijimin e një komisioni të posacëm, (ad-hoc), për monitorimin e tyre. Më pas Presidenti I Komitetit Olimpik Hysen Domi ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka shprehur qëndrimin e përbashkët të institucionit që drejton. Me qëllimin për të informuar opinionin publik në lidhje me situatën për sa I përket zgjedhjeve, Domi ka akuzar ministrinë se po ushtron presione nëpërmjet një urdhëri që nuk mbeshtet në ligj  dhe krijimin e një komisini abuziv.

Lexoni përmbajtjen...
 
Peshëngritje, Godelli shkëlqen në Kupën Ballkanike Printoni E-mail
Monday, 17 November 2008
Peshëngritja Shqiptare vazhdon të arkivojë arritje në fushën ndërkombëtare. Nga data 14 deri në 16 nëntor është zhvilluar në Bosnje Hercegovinë, Kupa e tretë Ballkanike e Promocionit, nga e cila kombëtarja shqiptare e peshëngritjes është kthyer në Shqipëri me dhjetë medalje,gjashtë ari, dy argjendi dhe dy bronxi. Ai që ka shkëlqyer në këtë kompeticion ka qenë padyshim peshëngritësi I talentuar Daniel Godelli, I cili ka fituar 3 medalje ari duke u shpallur dhe peshëngritësi më I mirë I turneut. Megjithate aktiviteti ka shërbyer dhe për evidentimin e një tjetër talenti shqiptar në arenën ndërkombëtare, Arduen Hoxha I cili ka fituar 3 medalje ari në peshën 54 kilogram.

Lexoni përmbajtjen...
 
Superliga, pluset dhe minuset e javës XI Printoni E-mail
Monday, 17 November 2008
Zhvillimet e javës së 11 të Superligës I japin notat pozitive debutuesve. Janë pikërisht Bylis dhe në vecanti Apollonia ata që meritojnë notat më pozitive, pasi kanë arritur jo pak. Ballshiotët  iu kanë shkaktuar humbjen e dytë sezonale kampionëve në fuqi të Dinamos, ndërsa fierakët me një 3-1 të pastër kanë ulur me kmbë në tokë kavajasit e vetëemëruar pretendentë për titull. Padyshim që në grupin e më të mirëve qëndron Partizani. Të kuqtë kthesën e tyre e kanë realizuar, dy golat e Ngjelës janë shenjat se kriza është duke kaluar, për më tepër të shënuar ndaj një kundërshtari kompakt dhe aspak të lehtë sic është Elbasani. Partizani mund të ishte dhe në vendin e parë të më të mirëve ,po të mos ishte ndaluar dhe nga nota më negative e fundjavës, që merret nga gjyqtari kryesor I takimit, Albano Janku, në bankën e akuzës për mosakordimin e njëmbëdhjetëmetërshit në minutat shtesë, megjithëse Sheta e pengon në mënyrë të parregullt Ngjelën dy here rradhazi, brenda dhe jashtë zonës.



Lexoni përmbajtjen...
 
Dinamo eleminohet, në Bosnje humbet 2-1 Printoni E-mail
Thursday, 24 July 2008
Dinamo e sheh veten jashtë eleminatoreve të Champions League pa mundur të kalojë asnjë tur pasi është mundur me rezultatin 2-1 në stadiumin “Bilino Polje” të Zenicës në Bosnje Hercegovinë nga skuadra e Modricës. Ndeshja e parë në “Qemal Stafa” ishte humbur nga blutë me rezultatin 0-2 dhe skuadra kampione e Shqipërisë e ka mbyllur aventurën evropiane shumë shpejt me rezultatin e përgjithshëm 4-1 në favor të boshnjakëve. Dinamo ka kaluar e para në avantazh në minutën e 72 të takimit falë një goli të shënuar nga Daniel Xhafa, por shpresat e bluve janë shuar në minutën e fundit të kohës së rregullt kur Zafirovic ka barazuar shifrat. Goli ka shpërqëndruar skuadrën shqiptare që ka pësuar sërish në minutën e dytë të shtesës një gol të shënuar nga Bojic.
Lexoni përmbajtjen...
 

Dajti Ekspres

Albanian Hotel Guide