|
Numrat e Ranierit...nje tjeter “special one”! |
|
Tuesday, 24 January 2012 |
|
Klaudio Ranieri eshte njeriu i momentit te Inter. Nuk jane vetem fitoret dhe pozicioni ne renditje qe i japin kete status Ranierit. Numrat certifikojne punen e madhe te teknikut roman. Nga momenti kur Morati solli ne drejtimin e skuadres zi-kalter Ranierin, qe zevendesoi Gaspetinin, Interi sic kujton e perditshmja Corriere dello Sport, filloi ngjitjen duke mos u ndalur. Impresionuese eshte ecuria e fundit, 7 fitore radhazi dhe golat e shenuar dhe te pesuar ne kete fragment kohe: 16:2. Inter ka gjetur forcen e duhur mentale, duke bere ate ndryshim drastik nga ajo skuader qe filloi sezonin. Per te certifikuar punen e shkelqyer te Ranierit mjaft te shikosh numrat qe ai ka arritur me skuadren zi-kalter. Mbi bazen e raporit ndeshje-fitore, per per qindjen qe ka arritur Ranieri eshte tekniku i dyte me i mire ne historine e Interit te pas Luftes se dyte Boterore dhe deri tani.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
“Mourinho nuk mund ta ndale Barcelonen” |
|
Tuesday, 24 January 2012 |
|
Ish-tekniku i Realit te Madridit, tani ne drejtimin e Anglise, italiani Kapelo nuk e fsheh impresionin e atij boshti futbollistesh te Barcelona, qe jane nderkohe dhe zemra e skuadres kombetare te Spanjes. Kapelo shikon drejt finaleve te “Euro 2012” dhe nuk e fsheh se Spanja eshte skuadra qe duhet mundur ne evropianin qe starton me 8 qershor. Per Kapelon boshti i Spanjes vjen nga futbollistet e skuadres katalanase, ndaj dhe nenvizon se “Jose Mourinho nuk e ka gjetur pergjigjen qe Real Madrid te fitoje ndaj Barcelones”. “Spanja eshte favorite per finalet e kampionatit evropian dhe ky eshte opinioni im, pohoi Kapelo. Dhe kjo pasi ne skuadren e Del Boskues ka shume futbolliste qe luajne me Barcelonen. Nuk kane munguar perpjekjet per te gjetur antidoten ndaj skuadres katalanase, perfshire ketu dhe Jose Mourinhon e Realit te Madridit.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
“Perfekt ndaj Realit te Madridit” |
|
Tuesday, 24 January 2012 |
|
Klasikja e dyte per cerekfinalet e kupes se Spanjes, po afron. Skenari i saj zhvendoset nga Bernabeu ne Kamp Nou, me avantazhin qe ka Barcelona pasi fitoi klasiken e pare 2:1. Megjithate Pep Guardiola ka paralajmeruar futbollistet e tij se “Real Madrid duhet respektuar per potencialin qe ka”. Ne linje me tekniku katalanas eshte dhe mesfushori Iniesta, nje protagonist ne suksesin 2:1 nje jave me pare. Per Iniesten, kjo perballje nuk mund te quhet e perfunduar, pasi mund te rezikosh shume. “Real Madrid mund te na detyroje ne qe te luajme nje ndeshje perfekte, pohoi Iniesta ne nje konference shtypi. Te qet[suarit perpara kohe mund te jete me pasoja. Ne ndeshjen e te merkuren ne Kamp Nou ne do te kemi mbeshtetjen e tifozeve tane. Por dhe pse kemi marre rezultatin pozitiv ne Bernabeu kjo nuk do te thote asgje.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Real Madrid i detyruar te braktis lojen e kujdesshme |
|
Tuesday, 24 January 2012 |
|
Real Madrid ka shume mundesi te braktis strategjine mbrojtese dhe te luaje ne sulm kur te zbres neser ne mbremje ne Kamp Nou per sfiden e dyte cerekfinale per kupen e Spanjes, ndaj Barcelones. Tekniku Mourinho u perballe me nje kritike te ashper per zgjedhjet e tij taktike ne ndeshjen e pare cerekfinale te humbur 1:2 ne Bernabeu, ne mesjaven e kaluar. Nderkohe “special one” nuk i shpetoi feshkellimave nga tifozet madrilene ne ndeshjen me Atletiko Bilbao fituar 4:1 te dielen ne mbremje. Real Madrid ka mbyllur pjesen e pare te sezonit me 5 pike avantazh ndaj Barcelones, duke shenuar 67 gola ne 19 ndeshje. Mourinho nuk ka kerkuar ende fjale per menyren e lojes se Realit te Madridit ne klasiken e 18 janarit, ndersa media spanjole, sidomos ajo madrilene perfaqesuar nga Marca ka zbuluar per polemika qe kane tronditur mjedisin e skuadres. Reagimi ka ardhur nga ai qe eshte vene si protagonist ne polemikat me Mourinhon, mbrojtesi Serxho Ramos.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
“Asnje polemike te Arsenal” |
|
Tuesday, 24 January 2012 |
|
Humbja ne Emirejt Stedjum 1:2 ndaj Mancester Junajtid u shoqerua me spekullimet se “Arsenal u perfshi nga polemikat”, ku ne qender te tyre ishte tekniku Venger. Raportet Venger-tifoze te Arsenalit kane prekur nivelin me te ulet, reflektuar kjo ne reagimin e ketyre te fundit kur tekniku francez zevendesoi te riun e talentuar Chamberlain me Arshavin. Per kapitenin Van Peris u tha se reagoi ndaj vendimit te Vengerit duke thene fjalen “jo”. Por eshte sulmuesi holandez, qe qarteson gjithcka. Ne tabloidin The Sun, Ven Persi deklaroi: “Nuk i thashe asgje teknikut. Pashe vetem Chamberlain qe la i trishtuar fushen, pasi me dha pasimin ne golin e barazimit. Nuk jam une qe beje vleresimin. Asnjehere nuk kame menduar te gjykoje se cfare vendimesh merr Arsene Venger”. Duke vazhduar me tej, Van Persi nenvizoi: “Chamberlain kishte nje demtim ne pilpe.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Nje tjeter goditje per Mancinin, Baloteli rrezikon... |
|
Tuesday, 24 January 2012 |
|
Gjyqtari ueb nuk e ndeshkoi, por per sulmuesin italian Mario Baloteli, incidenti me mesfushori Scot Parker, nuk ka kaluar paqe. Federata angleze e futbollit e ka gjetur fajtor sulmuesin e Mancester Sitit dhe ai mund te ndeshkohet me 4 ndeshje pezullim. Ne komunikaten e federates angleze thuhet: “Sulmuesi i Mancester Sitit, mario Baloteli gjendet fajtor per ate incident te ndodhur ne Itihad Stadium ne ndeshjen mdaj Totenhem. Baloteli u perfshi ne incidentin me Scot Parker ne ndeshjen e luajtur me 22 janar dhe sulmuesi italian duhet ti pergjigjet kesa akuze deri me 25 janar, ne oren 18.00”. Gjerat mergjithate nuk u perkeqesuan me shume per teknikun Mancini pasi mbrojtesi Lescot nuk do te hetohet per ate shtyrje qe i beri Kobulit, ne nje incident tjeter ne ndeshjen Mancester Siti-Totenhem. Nese Baloteli shpallet fajtor ai do te mungoje ne ndeshjen e dyte gjysmefinale per Carling Cup me Liverpulin ne Anfield, por vetem se nuk e apelon fajesimin e bere nga federata angleze e futbollit.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Kristiano Ronalda dhe fundi i vuajtjeve me Barcelonen |
|
Tuesday, 17 January 2012 |
Real Madrid ka nevoje qe Kristiano Ronaldo te zbuloje besimin ne lojen e tij ndaj Barcelones, ndersa afron klasikja per kupen e Spanjes. Ndeshja e vajtjes pert cerekfinalet e kupes se Spanjes do te luhet te merkuren ne mbremje ne Bernabeu. Ne 13 ndeshjet klasike ndaj Barcelones, Kristiano Ronaldo ka shenuar vetem dy here dhe finalizimi i fundit ishte ne prillin e vitit te kaluar, kur realizoi ne kohen shtese ne finalen e kupes se Spanjes. Sulmuesi portugez ka kalon nje moment jo te mire, pas kritikes ndaj tij ne humbjen 1:3 me Barcelonen me 10 dhjetor ne Bernabeu dhe fakt per kete eshte se gjate vitit 2012 ka shenuar vetem nje gol. Kristiano Ronaldo eshte shenuesi me i mire ne ligen e pare spanjole me 21 gola (7 me 11-met[rsh), por dhe ne ndeshje e fundit fituar me veshtiresi 2:1 ndaj Mallorkes, sulmuesi portugez u pa ne veshtiresi.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
|
|
|